13:37 / 02.09.2022
Klubi i madh i Premier League i thotë ‘JO’ Neymar-it
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i madh i Premier Leagues, Manchester City ka refuzuar yllin brazilian Neymar.
‘Marca’ të premten raporton se PSG i kishte ofruar kampionëve në fuqi të Anglisë, Neymar-in.
Braziliani ka qenë i lidhur më largimin nga Parisi pas problemeve me Mbappe-n.
Megjithatë, ish-ylli i Barcelonës në fund vendosi që të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’.
“PSG i kishte ofruar Neymar-in Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të verës”, shkruan ‘Marca’.























