Silva zbulon arsyen pse dëshironte t’i bashkohej Barcelonës
BKT
Sport

Silva zbulon arsyen pse dëshironte t’i bashkohej Barcelonës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka treguar arsyen pse dëshironte t`i bashkohej Barcelonës gjatë kësaj verë.

Spanjolli prej kohësh ka qenë i lidhur me transferimin tek katalonasit, por tashmë afatit kalimtar është mbyllur, kështu që lojtari vendosi të qëndrojë në skuadrën e Pep Guardiolës.

“Kultura ime është pak më ndryshe nga kultura juaj jashtë fushës. Unë e dua Mançesterin. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, por mënyra se si më trajtojnë në rrugë, në bare, restorante është pak më ndryshe nga vendi kah vijë unë”, tha Silva për mediet britanike.

“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me qytetin e mirë të Mançesterit dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Unë do të jem këtu edhe këtë sezon. Nëse do të qëndrojë edhe për dy ose tri sezone këtu, unë do të jap më të mirën për këtë klub”, theksoi Silva.