Bayern Munich s’heq dorë nga Kane
BKT
Sport

Bayern Munich s’heq dorë nga Kane

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjiganti gjerman, Bayern Munich nuk është dorëzuar në garën për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

‘Bavarezët’ sipas mediave gjermane, janë në kontakt me sulmuesin anglez të ‘Spurs’.

Bayern e sheh Kane si pasues të denjë të Robert Lewandowskit, ky i fundit gjatë kësaj verë iu bashkua Barcelonës.

Kane thuhet se është në bisedime me Tottenhamin për kontratë të re, megjithatë kampionët në fuqi të Gjermanisë, e kanë kontaktuar kapitenin e Kombëtares së Anglisë që të mos ngutet për rinovimin e kontratës së re me ‘Spurs’.

Bayern Munich beson se në verën e ardhshme do të sjellë në Munich sulmuesin anglez, i cili me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2024.