17:09 / 04.09.2022
United-Arsenal, ja formacionet e kryederbit anglez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas pak minutash nis derbi i madh anglez mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit.
Dueli mes ‘Djajve të Kuq’ dhe ‘Topçinjve’ vjen në kohën kur të dy skuadrat janë në formën e tyre më të mirë.
United në duel me londinezët hyn pas tri fitoreve radhazi, derisa skuadra e Mikel Artetës nuk njeh humbje këtë edicion duke arritur pesë fitore në pesë sfidat e parë të këtij sezoni.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Manchester United: De Gea, Martinez, Fernandes, Rashford, Malacia, Eriksen, Varane, Dalot, Antony, Sancho, McTominay.
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Sambi, Xhaka, Saka, Odeagaard, Martinelli, Jesus.
Sfida mes Unitedit dhe Arsenalit starton në orën 17:30.























