20:56 / 06.09.2022
Dortmund fiton pa vështirësi ndaj Copenhagen
Uran Krasniqi/RTKLive
Ashtu siç pritej Borussia Dortmund ka regjistruar një fitore një fitore bindëse ndaj Copenhagen me rezultat 3-0.
Ndeshja ishte në kuadër të Grupit G në Champions League.
Reus, Guerreiro dhe Bellingham me golat e tyre i kanë dhënë fitoren klubit të milionerëve.
Nga fundi i ndeshjes Falk e dërgoi topin në rrjetë e portës së Dortmundit, por VAR e ka anuluar golin.
Sonte gjithashtu zhvillohet ndeshja tjetër e grupit në mes të Sevillas dhe Manchester Cityt.























