Milan s`merr më shumë se barazim në Austri
BKT
Sport

Milan s`merr më shumë se barazim në Austri

Uran Krasniqi/RTKLive

Milani i sapokthyer në Champions League nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Salzburg.

Ndeshja që përkiste te Grupi E ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. 

Kanë qenë austrikaët ata që kanë kaluar në avantazh përmes Okafor, por italianët kanë gjetur barazimin nëpërmjet Saelemaekers. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Më pas pjesa e dytë nuk ka prodhuar gola dhe ndryshim rezultati. 

Aktualisht grupit i prinë Dinamo Zagreb pas fitores ndaj Chelseas.