23:27 / 06.09.2022
Benfica mposht pa telashe Maccabi Haifan
Uran Krasniqi/RTKLive
Benfica nuk e ka pasur të vështirë në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Champions League. Klubi portugez ka fituar ndaj izraelitëve të Maccabi Haifa me rezultat 2-0.
Silva dhe Grimaldo janë regjistruar në listën e golshënuesve, duke ndihmuar Benficën që të realizojë fitoren e parë.
Izraelitët të cilët patën një performansë të mirë në ciklin parakualifikues nuk arritën të gjenin gol në tokën portugeze.
Aktualisht Benfica i prinë tabelës së Grupit H së bashku me PSG-në, teksa Juventus dhe Maccabi nuk kanë asnjë pikë.























