Arrihet marrëveshja, Icardi te Galatasaray
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Icardi te Galatasaray

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi karrierën do të vazhdojë tek gjiganti turk, Galatasaray.

Sipas “fanatik.com.tr”, është arritur marrëveshja mes Galatasarayt dhe PSG-së për Icardin.

Kampionët në fuqi të Francës prej kohësh janë duke provuar ta shesin lojtarin, dhe tashmë argjentinasi është bërë më klub të ri.

Ish-ylli i Interit thuhet se tek klubi turk do të transferohet në formë huazimi për një sezon.

Icardi në mbrëmje pritet të zbres në Stamboll për të kryer testet mjekësore e më pas do të firmos kontratën me klubin më të suksesshëm në Turqi.