19:27 / 07.09.2022
Pjanic lë Barcelonën, bashkohet me Sharjah FC
Uran Krasniqi/RTKLive
Miralem Pjanic i ka thënë lamtumirë Barcelonës dhe ka nënshkruar për Sharjah FC, ka konfirmuar skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne mirëpresim bashkimin e reprezentuesit boshnjak Miralem Pjanić në ekipin tonë nga Barcelona në një marrëveshje transferimi si lojtar i lirë me një kontratë dyvjeçare dhe me mundësi të zgjatjes”, ka shkruar klubi.
Boshnjaku largohet nga Barcelona pas vetëm tridhjetë paraqitje për katalonasit. Ai më herët ishte pjesë e Juventusit.























