11:20 / 08.09.2022
Klopp bllokoi transferimin e Phillips te Benfica, kjo është arsyeja
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp raportohet se kishte bllokuar transferimin e Nat Phillips tek Benfica.
Klubi portugez gjatë tregut që u mbyll ditë më parë, tentoi ta blejë Phillipis-in, por sipas mediave britanike, ishte trajneri Klopp që ndaloi këtë transferim.
Phillips ishte i lidhur me largimin nga ‘Anfield’, por lëndimi i Ibrahima Konate bëri që Klopp të ndryshoj mendjen dhe ta mbajë në skuadër Phillips-in të paktën edhe për këtë sezon.
Benfica dëshironte të nënshkruante me Phillips në formë huazimi për një vit. Trajneri i Benfica-s, Roger Schmidt, e donte Phillips pasi më të kishte punuar tek Stuttgart gjatë periudhës 2019-20.























