Ballkani-Cluj, formacioni i mundshëm i kampionit të Kosovës
BKT
Sport

Ballkani-Cluj, formacioni i mundshëm i kampionit të Kosovës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Ballkani sonte nis misionin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur suksesin historik duke u kualifikuar në grupe të një gare të madhe evropiane.

Ballkani dhe Cluj do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.

Përvoja ndërkombëtare në duelin Ballkani-Cluj është në anën e skuadrës rumune, megjithatë, skuadra nga Suhareka hyn në këtë ndeshje e përgatitur dhe motivuar maksimalisht që të mposht ekipin rumun, edhe pse do të jetë një mision i vështirë për skuadrën tonë.

Mungesa më e madhe për vendasit në këtë takim është ajo e kapitenit Edvin Kuç i cili pësoi një tërheqje muskulore në derbin ndaj Prishtinës.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit:

Frashëri, Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, As.Thaqi, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Er.Krasniqi, Rrahmani

Kujtojmë së fitorja nga kjo ndeshje ka vlerën e 500 mijë euro, derisa ndeshja Ballkani-Cluj nis në orën 18:45.