13:48 / 08.09.2022
Mourinho: Te Roma kam krijuar një mentalitet që nuk ishte prej vitesh
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i AS Roma, Jose Mourinho duke folur për mediat italiane, ka thënë se tek romakët ka krijuar një mentalitet tjetër që nuk ishte prej vitesh.
Strategu portugez po e drejton Romën në sezonin e tij të dytë.
Roma pas javës së pestë në Serie A ndodhet në vendin e pestë 10 pikë, tri pikë më pak se lideri i tabelës, Atalanta.
“Kam krijuar një mentalitet që nuk ishte në Rome prej vitesh”, ka thënë Mourinho.























