18:24 / 08.09.2022
Chelsea merr trajnerin e Brightonit
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea ka emëruar trajnerin e Brighton, Graham Potter, si zëvendësues të Thomas Tuchel.
“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i emocionuar dhe mezi pres të takohem me grupin e lojtarëve dhe të punoj me ta", ka thënë ai pasi ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.
Ardhjen e trajnerit të ri e ka komentuar edhe kryetari i klubit, Todd Boehly.
“Ai ka pasur një ndikim të madh në klubet e tij të mëparshme dhe ne mezi presim ndikimin e tij pozitiv në Chelsea", ka thënë ai.
Chelsea shkarkoi Tuchel pas humbjes 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit në garën e Champions League. Gjermani ishte trajneri i klubit anglez nga viti 2021.























