09:18 / 09.09.2022
Crystal Palace synon ta ‘blindoj’ yllin e tyre
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi anglez, Crystal Palace është duke përgatitur kontratën e re për Wilfried Zaha.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është lojtari më i rëndësishëm tek Crystal Palace viteve të fundit.
Zaha është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane, por siç raportojnë mediat britanike, Crystal Palace synon që shumë shpejtë ta ‘blindojë’ yllin e tyre.
Zaha është pjesë e skuadrës angleze nga viti 2015, dhe kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.
‘The Sun’ shkruan Palace do t’ia ofrojë sulmuesit e tyre kontratën e re në mënyrë që të mbajë edhe disa vite 29 vjeçarin në skuadër.























