09:57 / 09.09.2022
Edhe Rondon në Turqi, jo te Galatasaray
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Salomon Rondon mund të jetë futbollisti i radhës që pritet të bëhet pjesë e futbollit turk.
Sulmuesi i Evertonit, sipas mediave britanike, kërkohet nga klubi turk, Adana Demirspor.
Rondon duket se ka ndarë mendjen të largohet nga Evertoni pasi klubi anglez, ka blerë Neal Maupay.
Rondon ka humbur vendin e titullarit tek Eevrtoni, dhe siç raportohet, e ardhmja e lojtarit, do të jetë larg Anglisë.
Turqia mësohet se do të jetë e ardhmja e lojtarit. Krerët e Adana Demirspor tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të Rondon klubi turk.























