Juventusi i etur për yllin e Aston Villas
BKT
Sport

Juventusi i etur për yllin e Aston Villas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli i Aston Villas, Douglas Luiz është futur në ‘radarin’ e klubit të madh italian, Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ sipas mediave italiane, është i etur për të nënshkruar me Douglas Luiz e Aston Villas në afatin kalimtar të dimrit.

Lojtari prej kohësh është duke u monitoruar edhe nga Arsenali, por tani në garë për Luiz janë futur edhe juventinët.

Juve dhe Arsenal duket se do të bëjnë garë të ashpër në tregun e dimrit për transferimin e brazilianin.

Luiz, i cili po monitorohet edhe nga disa skuadra tjera evropiane, është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Steven Gerrard.