Juve mendon për tregun e janarit, kërkon një mbrojtës
BKT
Sport

Juve mendon për tregun e janarit, kërkon një mbrojtës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh italian, Juventus qysh tash është duke menduar për afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri dëshiron që për pjesën e dytë të garave, ta forcojë repartin e mbrojtjes.

‘Zonja e Vjetër’ sipas mediave italiane, është e interesuar për mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.

Lojtari në verën që vjen mbyll kontratën me klubin portugez, mirëpo, ndarja mes tyre mund të vjen qysh në muajin janar.

Juve mësohet se është duke u përgatitur të nis negociatat me Benfican për Grimaldo të cilin synon të transferojë në Torino.