Barça sërish në sulm për Silva-n
BKT
Sport

Barça sërish në sulm për Silva-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjiganti spanjoll, Barcelona nuk është dorëzuar në garën për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silvan.

Katalonasit gjatë kësaj verë, provuan të transferojnë mesfushorin spanjoll, mirëpo, lojtari në fund vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrës së Pep Guardiolës.

Megjithatë, siç raportojnë mediat spanjolle, në verën që vjen sërish do të provojë të transferojë në ‘Camp Nou’ Silvan.

Trajneri i ‘Balugranave’ Xavi Hernandez është një admirues i madh i spanjollit të cilin insiston që ta ketë në skuadër.

 Silva është një nga lojtarët më të mirë tek kampionët në fuqi të Anglisë.