14:45 / 11.09.2022
Muriqi i shënon Realit në Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar hiç më pak se kundër Real Madridit, në ndeshjen që skuadra e tij, Mallorca po e zhvillon me madrilenët në kuadër të La Ligas.
Reprezentuesi kosovar ka realizuar me kokë nga brenda zonës, pas një krosimi nga Kang-in.
Shenja për paraqitje të mirë Muriqi dha qysh në fillim të ndeshjes kur arriti ta mashtrojë mbrojtjen kundërshtare dhe duke bërë një goditje të fortë drejt portës.
Aktualisht është fundi i pjesës së parë dhe Mallorca po fiton 1-0 ndaj Realit në "Santiago Bernabeu".























