Megjithë lojën e bukur të Muriqit, Real Madrid mposht Mallorcan
BKT
Sport

Megjithë lojën e bukur të Muriqit, Real Madrid mposht Mallorcan

Uran Krasniqi/RTKLive

Vedat Muriqi ka bërë një paraqitje të mirë sot kundër Real Madridit në "Santiago Bernabeu", ku prizrenasi realizoi gol të bukur për epërsinë 1-0 të Mallorcas, por megjithatë në fund madrilenët kanë fituar.

Ndeshja është mbyllur 4-1 për "mbretërit".

Valverde,  Vinicius Junior, Rodrygo dhe Rudiger realizuan për ta përmbysur ekipin mysafir.  

Pas kësaj fitore Real Madrid kthehet në vendin e parë në tabelë me gjithsejt pesëmbëdhjetë pikë, dy më shumë se sa Barcelona e cila gjendet në vendin e dytë.
Mallorca aktualisht është në pozitën e trembëdhjetë vetëm me pesë pikë.