19:03 / 12.09.2022
Martinez: Po na shqetësojnë kritikat për Inzaghin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë për ‘Rai’, ka folur për kritikat që po shkojnë në adresë të trajnerit Simone Inzaghi.
‘Nerazurët’ me luhatje e kanë nisur këtë sezon të garave. Ylli argjentinas e pranon se janë të shqetësuar me kritikat për Inzaghin.
“Na shqetësojnë kritikat ndaj Inzaghit. Ai vendos kush hyn në lojë, por lojtarët japin më të mirën në fushën e gjelbërtë”, tha Martinez.
Ineri pas javës së gjashtë ndodhen në vendin e pestë me 12 pikë të tubuara.























