Viktoria Plzen-Inter, Bilek: Dzeko, ndër më të fortët në botë
RTSH
Në prag të sfidës Viktoria Plzen-Inter, ka folur trajneri i skuadrës çeke, Michal Bilek, i cili i ka cilësuar zikaltërit si një ekip “pa dobësi”.
Realisht, pas humbjes së parë në Barcelonë, vendasit duan të shfrytëzojnë faktorin vendas, ndërsa zikaltërit do të tentojnë të “harrojnë” humbjen në shtëpi ndaj Bayern.
Skuadra e Interit tremb Bilek: “Nuk kanë dobësi. Ata janë një ekip shumë i fortë, me dy sulmues shumë të fortë si Dzeko dhe Lautaro, por e njëjta gjë vlen edhe për mesfushorët. Ata janë të aftë të sulmojnë shpejt, duhet të kemi kujdes që të mos u japim hapësira në metrat e fundit”.
Në grup, me Bayern, Barcelonën dhe Interin, Viktoria duhet të luajë rolin e Hirushes: “Kur pamë shortin, kuptuam se do të ishte një grup shumë i vështirë për t'u përballur. Por për ne është e rëndësishme të luajmë në shtëpi, tifozët tanë na shtyjnë të ecim përpara, ne duhet të luajmë shanset tona. Janë tre skuadra në të njëjtin nivel, të gjitha ndeshjet në grup do të jenë shumë të vështira. Dhe të kesh tifozët që na shtyjnë, e përsëris me vete, është një gjë thelbësore”.
“Në Camp Nou ishte një takim që e prisnim të vështirë, por në përgjithësi çdo ndeshje e përgatitim në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme për ne që të jemi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duhet t'i përgatisim të gjitha në maksimum”.
Si ndalet Dzeko: “Ai është një nga sulmuesit më të mirë që ekzistojnë dhe fakti që luan për Interin e dëshmon këtë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij, nuk duhet ta lejojmë të shkojë para portës sepse gjithmonë arrin të shënojë atje. Kjo do të jetë e rëndësishme”.
Interi nuk do të jetë nën presion pas Bayernit: “Të gjithë lojtarët zikaltër janë profesionistë dhe një lojë e humbur, edhe nëse në Champions League, nuk ka asnjë efekt për ta. Ata e dinë se ka lojëra të tjera për të luajtur, ne presim të jemi gati për t'ua vështirësuar gjërat”.























