20:40 / 12.09.2022
Publikohen gjyqtarët e mesjavës, ky njeri gjykon derbin Drita-Gjilani
Fatmir Bytyqi /RTKlive
E ‘nxehtë’ parashikohet të jetë xhiroja e shtatë e elitës së futbollit tonë.
Përballja e rivalëve të përbetuar, Drita-Gjilani, padyshim se është kryendeshja e kësaj mesjave, takim ky që do te luhet të mërkurën pasdite. Kjo sfidë që pritet të prodhoj një lojë të fortë, do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu.
Të njëjtën ditë, luhet edhe ballafaqimin Prishtina-Malisheva, derisa Eridon Podvorica do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.
Dy ndeshje tjera të kësaj xhiro, do të luhet të enjten pasdite, ku do të takohen Trepça ’89-Ferizaj dhe Dukagjini-Drenica, kurse, sfida mes Llapi-Ballkani është shtyrë për më vonë pasi që skuadra nga Suhareka të enjten mbrëma luan në sfidën e radhës në Ligën e Konferencës.
























