Drejtori i Empolit sqaron të vërtetën e Nedim Bajramit
BKT
Sport

Drejtori i Empolit sqaron të vërtetën e Nedim Bajramit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Fantazisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka qenë një nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës që tashmë është mbyllur.

Dy klubet e njohura italiane Fiorentina dhe Sasuolo, kanë qenë skuadrat që provuan t’ia ‘vjedhin’ Empolit Bajramin.

Megjithatë, reprezentuesi shqiptar vendosi që karrierën ta vazhdojë tek Empoli.

Drejtori sportiv i klubit toskan, Pietro Akardi, ka sqaruar të vërtetën rreth zërave që shoqëruan futbollistin gjatë të gjithë verës.

“Rreth Bajramit ka pasur shumë llafe, por asgjë konkrete. Në gazeta dukej sikur çdo ditë kishim një negociatë për të. Kjo nuk e la të qetë. Është i ri dhe jo të gjithë reagojnë në të njëjtën mënyrë. Por ai është i lumtur që qëndroi. Dhe është një futbollist i cili ka dëshirë që të rritet”, tha Akardi.