Abraham pas fitores ndaj Empolit: Kjo fitore na rikthen besimin
BKT
Sport

Abraham pas fitores ndaj Empolit: Kjo fitore na rikthen besimin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham pas fitores se sontme në udhëtim tek Empoli (1-2), ka thënë se skuadra kishte nevojë për një fitore të tillë.

Romakët pas dy humbjeve radhazi rigjetën rrugën e fitoreve më një gol të Dybalas dhe Abraham.

Sulmuesi anglez pas ndeshjes duke folur për ‘Sky’ tha se është i lumtur me fitoren. Sipas tij, kjo fitore rikthen besimin tek skuadra. Abraham thotë se personalisht po rikthehet në formën e tij më të mirë.

“E dinim se përballë kishim një kundërshtar të organizuar mirë. Pas dy humbjeve na duhej fitorja për të rikthyer besimin”, tha ai.

“Sonte ka shumë nota pozitive përtej meje dhe Dybalas. Sa më përket mua, unë vazhdojë të përmirësohem. Po kthehem në formën e mirë pasi rikthimit nga lëndimi”, theksoi Abraham.