‘Championsi’ rikthehet me duele të zjarrta
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liga e Kampionëve rikthehet nesër mbrëma me xhiron e dytë në fazën e grupeve.
Bayern Munich-Barcelona do të jetë kryesfida e mbrëmjes. ‘Bavarezët’ dhe ‘Blaugranat’ do të përplasen në ‘Alianz Arena’ në një duel që pritet të sjell një sfidë të madh dhe më plotë emocione.
‘Alianz Arena’ pritet të jetë ‘armiqësore’ për Robert Lewandowskin, i cili kësaj radhe në ‘tapetin’ e këtij stadiumi do të zbresë si kundërshtar i Bayern Munich.
Liverpool-Ajax do të jetë një tjetër duel i zjarrtë që do të zhvillohet në ‘Anfield’.
‘The Reds’ vijnë në këtë ndeshje pas humbjes turpëruese nga Napoli, dhe në sfidën e nesërme opsion te vetëm kanë fitoren për të mbetur në garë për të siguruar një vend që çon në fazën tjetër të garave të ligës elitare evropiane.
Gjithsesi edhe duelet tjera të së martës mbrëma do të jenë interesante, sepse ‘Championsi’ gjithnjë sjell rezultate befasuese.
Sonte takohen:
























