Haaland e Lewandowski, kundër ish-skuadrave të tyre
RTSH
EFA Champions League rikthehet me 16 ndeshje të shpërndara mes të martës dhe të mërkurës, ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.
Liverpool, kundër Ajax - Liverpooli nuk e nisi mirë në Premier League, por humbja 4-1 në Napoli ishte edhe më shkatërruese. Jürgen Klopp komentoi: “Ne ende po kërkojmë veten dhe nuk luajmë si ekip”. E kundërta ndodh me Ajax-in, i cili tregoi se nuk e përjetoi keq largimin e Erik ten Hag duke mposhtur 4-0 Rangers.
Fitorja ndaj Rangers ishte e gjashta radhazi për Ajaxin, i cili shënoi 20 gola. Pavarësisht dy humbjeve 1-0 në shtëpi dhe jashtë ndaj Reds në fazën e grupeve 2020/21, holandezët mund të jenë optimistë për lojën në Anfield. Siç tha trajneri Alfred Schreuder pas ditës së parë: "Unë pashë një ekip që u argëtua shumë, që dëshiron të fitojë dhe të luajënë së bashku. Edhe nëse shisni shumë lojtarë, mund të rindërtoni shpejt një grup të fortë, për aq kohë sa të gjithë vazhdojnë të luajnë bashkë, duke punuar së bashku”.
Lewandowski rikthehet në fushën e Bayernit - "Personalisht, jam i lumtur që e shoh përsëri," tha trajneri Julian Nagelsmann për Robert Leëandoëski, i cili shënoi 344 gola në 375 për Bayern Munich përpara se të largohej këtë verë. Kalimi te Barcelona nuk ishte pa polemika, por të dyja palët kanë bërë paqe që atëherë.
Pasi shënoi pesë gola në katër ndeshjet e tij të para në La Liga, Leëandoëski u bë lojtari i parë që shënoi një hat-trick në Ligën e Kampionëve me tre skuadra, duke e bërë kundër Plzeň ("Robert është i pangopur," komentoi trajneri Xavi Hernández). Ndërkohë, Bayern fitoi 2-0 në shtëpinë e Inter, duke mbetur i pamposhtur për tetë ndeshje pas largimit të Lewandowskit (6 fitore, 2 barazime).
Haaland gjen Dortmundin në Manchester - Lewandowski nuk është superylli i vetëm që po përgatitet për një “ribashkim” në ditën e dytë të kësaj faze. Në maj, Erling Haaland u tha lamtumirë tifozëve të Dortmundit duke u transferuar tek Manchester City pas 86 golave në 89 ndeshje. Me dy golat kundër Sevillas në ditën e parë, ai arriti në 12 gola për Cityn: vështirë se do të dojë të ndalet kundër ish-shokëve të tij.
Megjithatë, pasi ka parë sulmues të mëdhenj si Leëandoëski, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ousmane Dembélé të largohen, BVB është mësuar të shohë yjet e tyre më të mëdhenj të shkëlqejnë diku tjetër. Drejtori i Përgjithshëm Hans-Joachim Ëatzke pranoi: "Ndonjëherë, lojtarët qëndrojnë tek Borussia Dortmund për një, dy ose tre vjet." Megjithatë, pas fitores 3-0 ndaj Kopenhagen në ndeshjen e parë, skuadra e Edin Terzić do të kërkojë të lërë në hije një prej ish-ve të tij më të mëdhenj.
NDESHJET
13 shtator
Grupi A: Liverpool - Ajax
Grupi B: Porto - Club Brugge, Leverkusen - Atlético
Grupi C: Plzeň - Inter, Bayern - Barcelona
Grupi D: Sporting CP - Tottenham, Marseille - Frankfurt
14 shtator
Grupi A: Rangers - Napoli
Grupi E: AC Milan - Dinamo Zagreb, Chelsea - Salzburg
Grupi F: Shakhtar - Celtic, Real Madrid - Leipzig
Grupi G: Man City - Dortmund, Copenhagen - Sevilla
Grupi H: Juventus - Benfica, Maccabi Haifa - Paris























