Slavia Prague-Ballkani, ja kush e gjykon ndeshjen
BKT
Sport

Slavia Prague-Ballkani, ja kush e gjykon ndeshjen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Ballkani të enjten mbrëma përballet me Slavia Prague në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Slavia Prague dhe kampioni në fuqi i Kosovës, do të takohen në ‘Eden Arena’.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarë nga Franca që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Willy Delajod do të jetë kryesori, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë ndihmësit e tij. Thomas Leonard është caktuar si gjyqtar i katërt.

Kujtojmë së skuadra jonë një javë më parë luajti baras me Cluji (1-1), në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të kësaj ligë evropiane.