Ancelotti: Reali është gati për ndeshjen me Leipzig
BKT
Sport

Ancelotti: Reali është gati për ndeshjen me Leipzig

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi nesër mbrëma përballet me Leipzig në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në konferencën për media një ditë para duelit me skuadrën gjermane, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për të fituar ndeshjen ndaj një kundërshtari të vështirë.

Tekniku italian thotë se kjo sfidë është e rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në rundin e dytë të garës elitare evropiane.

“Është një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin e grupit. Është një skuadër që ka pasur probleme në fillim të sezonit, por ata luajtën shumë mirë në ndeshjen e fundit kundër Dortmund. Ka lojtarë me cilësi, aftësi dhe shumë të shpejtë. Duhet ta vlerësojmë që të përgatitemi për ndeshjen dhe të përpiqemi ta fitojmë”, ka thënë Ancelotti.

Ndeshja Real Madrid- Leipzig nis në orën 21:00.