Zyrtare: Ekrem Memnun nuk është më trajner i Sigal Prishtinës
BKT
Sport

Zyrtare: Ekrem Memnun nuk është më trajner i Sigal Prishtinës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Nuk ka zgjatur shumë aventura e dytë e trajnerit turk Ekrem Memnun në krye të Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas dhe tekniku turk kanë ndarë rrugët. Sigal Prishtina përmes faqes zyrtare, ka konfirmuar ndarjen me Ekrem Memnun.

“Faleminderit Ekrem Memnun. Sigal Prishtina dhe Kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët. Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë  për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi. Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale”, thuhet në njoftimin e skuadrës bardhekaltër.

Tutje në njoftim thuhet se “Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si një mik i madh i klubit. Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica”.