21:37 / 13.09.2022
Inzaghi pas fitores kundër Plzen: Nuk e nënvlerësuam kundërshtarin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Viktoria Plzen.
‘Nerazurët’ sonte mundën në udhëtim Viktoria Plzen (0-2), në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk e ka nënvlerësuar kundërshtarin, sepse sipas tij, skuadrat italiane gjithnjë hasin në vështirësi në Plzen.
“Ne jemi të lumtur, sepse e dinim që nuk duhet ta nënvlerësonim kundërshtarin. Ne e dinim që të gjitha skuadrat italiane këtu në Plzen kanë hasur vështirësi. Djemtë luajtën mirë, qëndruan të fokusuar dhe për këtë i përgëzoj”, u shpreh Inzaghi.























