Gripshit i vjen keq për mënyrën si u mund Ballkani nga Slavia Pragë
BKT
Sport

Gripshit i vjen keq për mënyrën si u mund Ballkani nga Slavia Pragë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Ballkanit Nazmi Gripshi, ka thënë se i vjen keq janë mundur nga Slavia Pragë, pas që dy herë ishin në epërsi.

Kampioni i Kosovës sonte është mundur nga skuadra çekë, me rezultat 3-2, në kuadër të Ligës së Konferencës.

“Kemi pasur një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtarit të fortë. Shënuam dy gola por nuk arritëm dhe pësuam humbje. Më vjen keq që ishim dy herë në avantazh dhe pësuam dy gola të lehtë, ne duhet të jemi më të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes. Pra të shënojmë dhe mos të pësojmë lehtë”, ka thënë Gripshi.