22:46 / 16.09.2022
Neymar: Messi tashmë është përshtatur në Paris
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i PSG-së, Neymar thotë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi tashmë plotësisht është përshtatur në Paris.
Messi po luan sezonin e tij të dytë me PSG-në pas transferimit nga Barcelona.
Neymar duke folur ‘DAZN’ tha se ndryshimi për Messi-n dhe familjen e tij ishte vështirë, por sipas brazilianit, tashmë argjentinasi ndihet më mirë.
“Ai vuajti, sepse ndryshimi për të dhe familjen e tij ishte i vështirë, por tani është më mirë”.
“Dua që ai të kënaqet. Kemi shumë sfida përpara nesh dhe jam i sigurt se mund të përballojmë gjithçka”, theksoi Neymar.























