22:59 / 16.09.2022
Aston Villa mposht Southamptonin, fiton edhe Fulham-i
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Aston Villa e ka mposhtur Southamptonin, sonte me rezultat 1-0, në kuadër të javës së shtatë të Premier Leagues.
Të përzgjedhurit e Steven Gerrard, ia dolën që të sigurojnë pikët maksimale në duel me Southmaptonin, me golin e vetëm që shënoi Ramsey në minutën e 41-të.
Pas kësaj fitore, Aston Villa renditet e 13-ta me shtatë pikë, aq sa ka edhe Southamptonin.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Fulham që në udhëtim mundi Nottingham Forest, me rezultat 2-3.
Fulham më këtë fitore ngjitët në vendin e gjashtë me 11 pikë të tubuara, derisa Nottingham Forest është e parafundit me vetëm katër pikë të tubuara.























