09:41 / 17.09.2022
James i entuziazmuar që i është bashkuar Olympiakos-it
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ish-mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez thotë së është i lumtur që i është bashkuar klubit grek Olympiakos.
James gjatë verës që lamë prapa, iu bashkuar skuadrës grekë si lojtar i lirë nga Al Rayyan i Katarit.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në jetën time. Nuk ishte vendim i vështirë, ishte një vendim i duhur”, tha James.
“Faleminderit tifozët e Olympiakos për pritjen e mrekullueshme, le të shkojmë! Le të vazhdojmë të ëndërrojmë”, ka thënë James.























