Inzaghi: Humbje që dhemb
BKT
Sport

Inzaghi: Humbje që dhemb

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi duke folur për ‘DAZN”, ka thënë se humbje nga Udinese është e dhimbshme.

Udinese sot mundi Interin (3-0), në kuadër të Serie A. “Nerazurët” më këtë disfatë bëjnë një hap prapa në garën për kreun e tabelës.

“Udinese e meritoi fitoren, një humbje që dhemb. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër. Duhet të analizojmë këtë humbje”, tha tekniku italian.

Interi pas kësaj humbje renditet në pozitën e shtatë me 12 pikë të tubuara.