Pas fitores ndaj francezes, Donjeta Sadiku ‘rrah’ edhe zviceranen
BKT
Sport

Pas fitores ndaj francezes, Donjeta Sadiku ‘rrah’ edhe zviceranen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku vazhdon me performancën e shkëlqyer në turneut ndërkombëtar të boksit, ‘Balkan’, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Pas fitores së djeshme ndaj ish-kampiones së Evropës, francezes, Maiva Hamadouche, Donjeta Sadiku, sot triumfoi ndaj zviceranes, Ana Milisiq, për t’u kualifikuar në finale e këtij turneu të madh evropian.

Bursistja olimpike Paris 2024, po shfaq formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi.