Ronaldo nuk dorëzohet: Dua Evropianin 2024
Rtklive
Sport

Ronaldo nuk dorëzohet: Dua Evropianin 2024

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pavarësisht viteve të fundit të vështira, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit.

Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke thënë se në moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro-2024.

"Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende”, tha CR7, i cili mori çmimin Quinas de Ouro si golashënuesi më i mirë i caktuar nga Federata Kombëtare Portugeze.

“Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror (2022) dhe në Kampionatin Evropian (2024). Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”, theksoi ai.

Në moshën 37-vjeçare, kapiteni portugez ka 189 paraqitje dhe një rekord botëror për gola ndërkombëtarë me 117 gola. Nëse konfirmohet prania e tij në Botërorin e Katarit, ai do të luajë atje turneun e tij të 10-të ndërkombëtar.

Pas kthimit te Manchester United në vitin 2021, Cristiano Ronaldo pati një fillim të komplikuar në sezonin 2022-23, edhe për shkak të 'rënies' së tij në stol.


MË SHUME NGA Sport