22:44 / 22.09.2022
Franca luan si kampion, mposht Austrinë
Uran Krasniqi/RTKLive
Franca ka treguar fuqinë prej kampioni në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve pas një pushimi prej disa muajsh.
Mbrëmjen e të enjtes "gjelat" kanë fituar ndaj Austrisë me rezultat 2-0.
Mbappe dhe Giroud kanë gjetur golat për francezët.
Pas kësaj fitore Franca gjendet në vendin e tretë në Grupin 1 të Ligës A.
Ndeshjen e ardhshme kampionët e botës e zhvillojnë kundër Danimarkës, që është e pozicionuar si e dyta në grup.























