‘Gardiani’ i Sevillas tërheq interesimin e dy klubeve të njohura angleze
Rtklive
Sport

‘Gardiani’ i Sevillas tërheq interesimin e dy klubeve të njohura angleze

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri i Sevillas, Yassine Bounou raportohet se po tërheq interesim e disa klubeve të Premier Leagues.

Leeds United dhe West Ham United sipas mediave spanjolle, janë të interesuara për ‘gardianin’ e Sevillas.

Portieri nga Maroku ka zgjatur kontratën me klubin spanjoll deri në vitin 2024, por siç raportohet, Sevilla është e gatshme ta shesë lojtarin verën që vjen për një çmimin të konsiderueshëm para së Bounon të vjen në vitin e fundit të kontratës.

Bono në vitin 2019 iu bashkua Sevilla në formë huazimi nga Girona derisa verën që shkoi ai firmos kontratën e re me Sevillan.

Ai me skuadrën spanjoll ka zhvilluar 111 ndeshje, derisa ka pësuar 92 gola.


MË SHUME NGA Sport