11:55 / 23.09.2022
Ndeshja kundër Empolit, e 146-ta e Piolit në krye të Milanit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Milan ndeshjen e radhës do të luajë më 1 tetor kundër Empolit në kuadër të elitës së futbollit italian.
Kjo ndeshje është e 146-ta e trajnerit italian Stefan Piolit në krye të kampionëve në fuqi të Italisë.
Pioli është aktualisht trajneri i dhjetë më i jetëgjatë në historinë e klubi nga ‘San Siro’.
‘Rossonerët’ me Piolin pas disa viteve rikthyen titullin e kampionit në Milano.























