Hazard: Ndihem mirë në Real, por dua të luajë më shumë
Sport

Hazard: Ndihem mirë në Real, por dua të luajë më shumë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Eden Hazard mbrëmë zhvilloi 65 minuta në fitoren e Belgjikës kundër Uellsit (2-1), sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ylli belg pas ndeshjes foli periudhën që po e kalon në Real Madrid.

“Kam kaluar kohë të vështira sepse doja të luaj por nuk luaja. Ndihem mirë në klub, luajë më pak, por kur luajë bëj më të mirën, por unë dua të luajë më shumë”, tha Hazard.

“Kam besim në talentin tim, por mund të kisha bërë më shumë. E di çfarë mund të bëj kur luajë. Dua të luajë numrin maksimal të minutave dhe të jem në formë të mirë për Botëror”, theksoi ish-ylli i Chelseas.


MË SHUME NGA Sport