Van Dijk: Nuk jam naiv, e di që mund të kisha bërë më shumë
Rtklive
Sport

Van Dijk: Nuk jam naiv, e di që mund të kisha bërë më shumë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e pranon se ka mundur të bëj më shumë në fillim të këtij sezoni me ‘The Reds’.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk arritur rezultatet që pritej këtë edicion të garave në Premier League.

“Nuk jam naiv. E di se mund të kisha shumë në këtë fillim të sezonit. E di shumë mirë kur bëj gabime”, tha mbrojtësi holandez pas fitores së mbrëmshme me Holandën kundër Polonisë (2-0).

 “E di që jam një nga lojtarët më të rëndësishëm në klub dhe në ekipin kombëtar. E ndjej këtë përgjegjësi, mendërisht është një sfidë”.

“Të gjithë përpiqemi ta tregojmë më të mirën tonë dhe si në rastin tim, kur je një nga shtyllat e klubit, atëherë merr edhe kritika. Duhet ta përballosh dhe nuk është gjithmonë e lehtë”, theksoi Van Dijk.


MË SHUME NGA Sport