Celina: Do ta japim maksimumin ndaj Irlandës së Veriut
Rtklive
Sport

Celina: Do ta japim maksimumin ndaj Irlandës së Veriut

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti kosovar Bersant Celina është shprehur i lumtur që është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të luajtur futboll.

Ai së bashku me trajnerin e Kosovës, Alain Giresse, kanë folur për ndeshjen me Irlandën e Veriut pas mbërritjes së ekipit në Belfast.  

"Jam i lumtur që po kthehem në Mbretërinë e Bashkuar për të luajtur futboll. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne jemi të gatshëm për këtë përballje dhe për të provuar për ta dhënë maksimumin", ka thënë Celina. 

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës e cila përket te Liga e Kombeve do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Në grupin që e kryeson Greqia ekipi i Kosovës gjendet në pozitën e dytë, pra para Irlandës së Veriut dhe para Qipros.  


MË SHUME NGA Sport