19:39 / 27.09.2022
Shqipëri – Islandë, publikohen formacionet zyrtare
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sontme mes Shqipërisë dhe Islandës.
Kuqezinjtë dhe islandezët përballen në “Air Albania” në sfidën e fundit të Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Trajneri Edi Reja ka vendosur për rreshtimin 4-3-3 ndaj islandezëve, me Brojën në stol.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Lenjani, Ramadani, Gjasula, Abrashi, Uzuni, Çikalleshi, Bajrami.
Islanda: Runarsson, Olafsson, Magnusson, Gunnarson, Palsson, Helgason, Bjamason, Johannesson, Sigurdsson, Finnbogason, Thorsteinsson.
Ndeshja në Tiranë nis nga ora 20:45.























