Sërish zhgënjen Shqipëria
Sport

Sërish zhgënjen Shqipëria

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja shqiptare sërish ka zhgënjyer.

Kuqezinjtë nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim me Islandën, duke luajtur baras 1-1 në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Lenjani (35’) ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar kuqezinjtë në epërsi prej 1-0, derisa Anderson 90+7, ka shënuar golin barazimit për skuadrën mike.

Pas këtij barazimi, Shqipëria e mbyll këtë cikël garash në Ligën e Kombeve me vetëm dy pikë të tubuara Ligën B grupi 2.

Shqipëri-Islandë 1-0, mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar) Kuqezinjtë në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve

Është mbyllur pjesa e parë në “Air Albania”, dominim i kuqezinjve në lojë dhe rezultat.

Lenjani (35’) ka arritur të kalojë kuqezinjtë në avantazh me një gjuajtje me kokë pas asistimit të Uzunit.

Shqipëria në epërsi, shënon Lenjani

Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Islandës, me rezultat 1-0.

Lenjanin në minutën e 35-të ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar kuqezinjtë në epërsi prej 1-0.

Kuqezinjtë dhe islandezët përballen në “Air Albania” në sfidën e fundit të Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle