Bensebaini në ‘orbitën’ e gjigantit italian
Sport

Bensebaini në ‘orbitën’ e gjigantit italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh italian, Juventus raportohet se synon të transferojë yllin e Borussia Monchengladbach, Ramy Bensebaini.

‘Zonja e Vjetër’ e cila nuk e ka nisur mirë këtë sezon të garave, tashmë është duke u përgatitur për përforcime të reja në afatin kalimtar të janarit.

Bensebaini sipas mediave italiane, është objektiv i torinezëve.

“Juventus po punon për të nënshkruar me Bensebaini nga Gladbach në janar. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme”, shkruajnë mediat italiane.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle