Edhe Newcastle pas Asensio-s
Sport

Edhe Newcastle pas Asensio-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Newcastle është një tjetër klub i njohur anglez që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Los Blancos’.

Ai është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën, Liverpoolin dhe Arsenalin, por sipas mediave spanjolle, tashmë edhe Newcastle synon ta blejë Asension.

Reprezentuesi i Spanjës me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2023, por thuhet se lojtari në afatin kalimtar të janarit mund të bëhet me klub të ri.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle