E konfirmon Fury: Dueli me Joshuan është anuluar
Sport

E konfirmon Fury: Dueli me Joshuan është anuluar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dueli i madh në boksin profesionist mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua tashmë është anuluar.

Është boksieri boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), i cili ka deklaruar se dueli ndaj Anthony Joshuas nuk do të zhvillohet, pasi kontrata nuk është firmosur.

Ai kishte lënë afat orën 17:00 të ditës së hënë, por deri në atë orë nuk ishte firmosur asnjë kontratë. Joshua kishte deklaruar se do ta firmoste kontratën për t’u përballur me Tyson Furyn më 3 dhjetor, por asgjë konkrete. Fury ka deklaruar në rrjetet sociale pak orë pasi kishte kaluar ora 17:00 se dueli me Joshuan është anuluar.

“Është zyrtare. Dita e skadimit të afatit kaloi. Ishte ora 17:00 e ditës së hënë dhe asnjë kontratë nuk është firmosur. Ndaj, marrëveshja për duelin me Joshuan është anuluar. Harrojeni këtë sfidë, idiot. Një frikacak. Gjithnjë e kam ditur se ai nuk kishte kredite për t’u përballur me mua. Urime për karrierën tënde dhe jetën tënde!”, ka thënë Fury.


MË SHUME NGA Sport