Manchester United gati të godas sërish Ajax-in, ja mësynë Timber-it
Sport

Manchester United gati të godas sërish Ajax-in, ja mësynë Timber-it

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez Manchester United është duke u përgatitur që sërish të godas Ajax-in.

'Djajtë e Kuq’ gjatë verës që lamë prapa, transferuan yllin e Ajax-it, Anthony, por sipas medieve britanike, klubi nga ‘Old Trafford’ e do në skuadër një tjetër yll nga klubi holnadez.

Bëhet fjalë për Jurrien Timber, një tjetër lojtar cilësor te Ajax-it.

Trajneri i Unitedit, Erik ten Hag ka humbur besimin tek Harry Maguire, dhe Timber nga strategu holandez shihet pasues i denjë për të mbuluar pozitën e mbrojtësit anglez.

Ky transferim thuhet se do t’i kushtojë Unitedit rreth 57 milionë funte.


MË SHUME NGA Sport